Xhiroja e 26 në Bundesliga edhe njëherë ishte e jashtëzakonshme pasi spektakli në fushat e blerta në Gjermani nuk mungon asnjëherë.
Deri më tani në në gjashtë ndeshje janë shënuar 26 gola, dhe këto statistika më së miri tregojnë sesi luhet atje.

Bayern shkatërroi Augsburgun 6:0, në pasditën e cila kaloi në shenjë të Robert Lewandowskit i cili shënoi hat-trick, kurse pas tij ishte menjëherë Thomas Muller me dy gola dhe një tjetër e shënoi Thiago Alcantara.
Bayern pa asnjë problem marrshon drejt titullit kampion.

Shtatë gola u shënuannë duelin Freiburg-Werder 2:5. Mysafirët fituan me meritë në dneshjen më të mirë të tyre sivjet, ndërsa Thomas Delaney ishte hero i ndeshjes me hat-trick të shënuar.
Vendasit përveç dy golave e huqën edhe një penallti.

Derbi i “Rurit” Schalke-Dortmund nuk dha fitues pasi ndeshja fantastike përfundoi 1:1.
Pierre-Emerick Aubameyang e kaloi skuadrën e tij në epërsi, por për vendasit barazoi Thilo Kehrer duke mos lejuar rivalëve të mëdhenjë të fitojnë.

Hamburg në minutën e tretë të kohësh shtesë mposhti Koln 2:1, për tu larguar nga zona e kuqe, kurse Leipzig fitoi 4:0 ndaj Darmstadt.

Artikulli paraprakMan.United pa gjysmën e skuadrës nuk fitoi, dhe Champions tash është larg
Artikulli tjetërDerbi Peja-Trepça me 20 shikues!!!