Janë zhvilluar pesë ndeshje në NBA në mbrëmjen që lam pas, dhe sigurisht se gjërat pothuajse janë qartësuar sa i ëprket skuadrave që do të jenë në play-off.
Portland Trail Blazers shënoi fitoren e tetë në nëntë ndeshjet e fundit dhe janë vetëm një ham larg pjesës finale të kampionatit. Ata mposhtën Houston Rockets 117:107, fal Damien Lillard i cili ishte lider i vërtetë duke shënuar 31 pikë e 11 asistime. Pas tij qëndruan Maurice Harkless me 17 pikë aq sa i ka shtuar edhe Allen Crabbe.
Nga ana tjetër Houston edhe këtë herë u udhëhoq nga i përhershmi James Harden që shënoi 30 pikë e 8 kërcime, mirëpo këtë herë nuk kishte ndihmë sa duhet nga bashkëlojtarët.
Pas kësaj fitore Portland e përfundoi edhe më shumë pozitën e tetë në Konferencën perëndimore me bilanc 37-38, derisa Denver Nuggets ka bilancin 35-39.

Chicago Bulls ende nuk e ka të sigurtë vendin në Play-off, edhe spe mposhti kampionin aktuak Cleveland Caveliers 99:93, pasi ende është në pozitën e nëntë në Konferencën lindore me bilanc 36-39, pasi më mirë qëndron Indiana Pacers me 37-38.
Në fitoren e Bulls më meritorët ishin, Nikola Mirotic me 28 pikë e 10 kërcime dhe Jimmy Butler me 25 pikë të shënuara, kurse te Caveliers që pësuan disfatën e 27, u dalluan LeBron James me 26 pikë, 10 kërcime dhe 8 asistime dhe Kyrie Irving me 20 pikë.

LA Clippers mposhti Phoenix Suns që as këtë vit nuk do të kualifikohet në play-off. Skuadra nga LA fitoi 124:118, me liderin e vërtetë qendrën Black Griffin që ndeshjen e mbylli me 31 pikë e 7 kërcime, ndërsa Chris Paul i shtoi 29 pikë të tjera.
Te Suns me efikasit ishin, Devin Booker me 33 pikë dhe Marquese Chriss me 20 pikë të shënuara.

Nga ana tjetër LA Lakers që është njëra ndër skuadrat më të dobëta në ligë, humbi edhe nga Minnesota 119:104, por asnjëra prej këtyre skuadrave nuk do të luajnë në play-off, ndërsa ndeshja e fundit ndërmjet Detroit Piston dhe Brooklyn Nets përfundoi me fitoren e vendasve 90:89.

Artikulli paraprakZyrtare: Njeriu kryesor te Sevilla është larguar, dhe ja ku do të shkoj
Artikulli tjetërRonaldo i ka treguar Zidane se kush duhet të transferohet te Reali