Juventus me fitoren 1:0 ndaj Portos në ndeshjen e kthimit në Torino, e vërtetoi kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa të premten e pret shortin për të kuptuar kundërshtarin e radhës. Edhe pse aty do të jenë skuadra si Barcelona, Real Madrid apo Bayern Munchen, portieri italian Gianluigi Buffon nuk ka dëshirë të takohet vetëm me këtë skuadër.

“Jo vetëm Leicester. Ata janë entuziast të mëdhenjë dhe dinë të luajnë kundër skuadrave të mëdha. Ata nuk kanë çfarë të humbin, dhe mund të paramendoni reagimet e mediave në rast se do të humbnim nga ata. Kundër çdo kundërshtari tjetër do të luanim më lehtë” ka thënë Buffon për mediat italiane.

Skuadrat e kualfikuara në çerekfinale janë, Barcelona, Real Madrid, Bayern Munchen, Juventus, Leicester City dhe Borussia Dortmund, kurse sonte në mbrëmje do të kuptohet edhe dy skuadra tjera pas ndeshjeve që do të luhen në ora 20.45, Monaco-Man.City dhe Atl.Madrid-Bayer Leverkusen.

Artikulli paraprakReina mund të largohet gjatë verës! Napoli pas portierit fantastik…
Artikulli tjetërAubameyang zgjedh formacionin ideal! Nuk kanë vend Messi e Ronaldo….