Disa qajnë, disa qeshin, kështu ishte finalja e Kupa e Italisë mbrëmjen e djeshme, ku Milan u “rrah” 4-0 nga Juventusi. Gëzimi shfaqej shumë në fytyrën e GianLuigi Buffon dhe trishtimi kishte pllakosur fytyrën e Gigio Donnarumma.

Legjenda e bardhezinjve po shpërthente nga lumturia, pasi ngriti për herë të 14 në karrierën e tij këtë titull, ndërsa Gigio i turpëruar e me lot në sy, kokulur ju drejtua dhomave të zhveshjes, pas gabimeve trashanike që bëri duke i “dhuruar” me të dyja duar trofeun e Kupës rivalit.

Por trishtimi i Donnarumma preku zemrën e Buffon, i cili ndërpreu festën dhe shkoi të ngushëllonte pasardhësin e tij në portën e Italisë. Pas një përqafimi miqësor Buffon i tha këto fjalë portierit të Milanit: “Je vetëm 20 vjeç”.

Artikulli paraprakZyrtare, De Vrij te Interi por zikaltrit nuk kanë para për Cancelon e Rafinhan
Artikulli tjetërMilani një hap larg transferimit të Zaza-s