I fortë në shtëpi, i dobët në Evropë.

Kështu konsiderohet Juventusi në garat evropiane dhe në ato vendore (Serie A), pasi titujtë e fituar në Itali kanë meritë e shumë faktorëve të ndryshëm ndër vite, shkruan Korneri.net

Për çudi, njëri prej portierëve apo ndoshta edhe më i miri në historinë e futbollit, Gianluigi Buffon, nuk e ka fituar asnjë trofe ndërkombëtarë me Juventusin për 17 vite të luajtuara, kurse besoni apo jo për vetëm gjashtë vite te Parma e ka fituar një trofe të Kupës së UEFA-së, në edicionin 1994/95, pas triumfit 3:0 nga Marseille shumë të fortë atëbotë.

Buffon ishte në tri finale të Ligës së Kampionëve prej se luajti me Juventusin. E humbi finalen e vitit 2003 nga Milano pas penalltive, pastaj humbi 3:1 nga Barcelona më 2015 dhe disfata e thellë nga Real Madridi vitin e kaluar 4:1. /Korneri.net

Artikulli paraprakBesa dhe Llapi dhanë spektakël me shtatë gola, Trepça 89 dhe Feronikeli bindës
Artikulli tjetërPARMA KTHEHET NË SERIE A