Gigi Buffon kaloi edhe një ndeshje pa pranuar gol pasi në Monaco skuadra e tij Juventus shënoi fitore me rezultat 0:2, me dy golat e Gonzalo Higuain.
Ndoshta portieri më i mirë i të gjitha kohërave në futboll, nuk ka pranuar gol në garat e sivjetme në Ligën e Kampionëve 540 minuta, dhe padyshim se meriton “Topin e Artë” në rast se Juventus e fiton trofeun sivjet, shkruan Korneri.net.

Por, reprezentuesi italian në Stade Luis II, për herë të 100. ka luajtur në Ligën e Kampionëve në fanellën e Juventusit, një e arritur e jashtëzakonshme për një lojtar, ndërsa në mënyrën më të mirë të mundshme e festoj, pasi është larg finales vetëm gjysmë hapi, si dhe afër trofeut të parë evropian në karrierë, i cili i mungon më së shumti në jetë. /Korneri.net

Artikulli paraprakPas një edicioni mahnitës, Kina i’a mësynë yllit të Besiktas-it
Artikulli tjetërKinezët e Milanit të papërmbajtëm! Brenda 24 orëve, “godasin” tre herë…[FOTO]