Ishte një tjetër natë magjike për portierin italian Gigi Buffon në kuadër të Ligës së Kampionëve. Në ndeshjen që kampioni italian e zhvilloi në Lyon, arriti fitoren 0-1 me golin e Cuadrado edhe pse për një kohë të gjatë biankonerët luajtën pa një futbollist pas përjashtimit të Lemina.
Por, më meritori që ky rezultat qëndroj, ka qenë portiere më i mirë it ë gjitha kohërave Gigi Buffon, i cili jo që mori duartrokitje te lojtarët dhe tifozët e Juventusit, por edhe nga portieri i Lyon, Anthony Lopez.
Buffon ndali penalltinë e gjuajtur nga Lacazzette, kurse bëri mrekulli edhe në pritjen e gjuajtjeve të Fekir dhe Toliss, që vetëm Buffon ka mundur t’i ndalte.
Mediat franceze pas ndeshjes më së shumti vëmendje i dhanë kapitenit të Juventusit, pasi Buffon përkundër moshës vazhdon të jetë më i madhi në portën e tij, si askush tjetër në planet.