Gianluigi Buffon foli në një intervistë për prestigjiozën L’Equipe për karrierën e tij dhe sezonin që kaloi në PSG.

Sot, portieri rezervë në Juventus, 42-vjeçari Buffon, kujtoi eliminimin e pabesueshëm të PSG-së nga Champions League në sezonin 2018/2019. Kampionët francezë mundën Manchester United në ndeshjen e parë të 1/ 16 me rezultatin 0-2 dhe në kthim vetëm duhej të konfirmonin kalimin tutje, përcjell Korneri.net

Sidoqoftë, United në mënyrë sensacionale festoi 1-3 me një gol të Marcus Rashford nga penalltia në kohën shtesë, i dha klubt anglez triumfit dhe kualifikimin tutje për shkak tër shkak të golavarazhit më mirë si skuadër mysafire.

“Më kujtohet ajo ndeshje katër herë në javë. Më ndjek dhe më bën të ndihem keq. Jam i sigurt se do të kalonim në finale atë sezon. Ne kemi luajtur shkëlqyeshëm në Manchester”, tha Buffon.

Ai gaboi te goli i dytë i Man.United 1-2 pasi një top i lehtë u kthye nga gjoksi te këmbët e Lukaku i cili realizoi më pas një rrjetë të zbrazët.

“Unë jam fajtor për atë humbje. Nuk duhet të më kishte ndodhur mua si lojtari më me përvojë në ekip,” tha Buffon, duke shtuar:

“Ne ishim të bindur që kthimi ishte thjesht një formalitet dhe ne u çlodhëm. Ne nuk mendonim se loja ishte e rëndësishme sepse ata kishin praktikisht dy lojtarë të shëndetshëm dhe nëntë të rinj. Nuk më ka ndodhur kurrë, të relaksohem kështu para një loje kaq të rëndësishme. “. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here