Juventus dhe Gigi Buffon vazhdojnë së bashku.
Sipas lastampa.it, portieri i famshëm në fakt është shumë afër rinovimit të kontratës me Bianconeret për një vit tjetër, edhe pse është në moshë të shtyer, përcjell Korneri.net
Nënshkrimi duhet të arrijë pas disa ditësh, përpara ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Milanit, dhe në rast se e fiton trofeun e svjetmë, Buffon do të barazonte Roberto Mancinin (i cili e ngriti trofeun gjashtë herë) dhe do të fitonte titullin e 20-të në karrierën e tij me Juventusin. /Korneri.net