Sulmuesi brazilian i Barcelonës, Neymar, mori karton të kuq në ndeshjen e vikendit ndaj Malagas, ndeshje të cilën e humbën katalanasit me rezultat 2:0.

Por, ai karton i kuq dukët që i ka kushtuar shumë dhe analistë të futbollit spanjoll largimin nga loja në ndeshjen e kaluar e kanë quajtur si veprim të papjekur, pasi ai rrezikon suspendimin për ndeshjen kryesore të sezonit ndaj Real Madridit, pasi rreziku për suspendim shtohet edhe më shumë sepse braziliani duartrokiti veprimin e gjyqtarin në momentin e daljes nga loja.

Rikujtojmë edhe njëherë se Neymar në ndeshjen ndaj Malagas mori kartonin e parë të verdhë pas protestës dhe më pas humbi kontrollin dhe u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, kështu që më pas u ndëshkua me karton të kuq, kështu që një munges e mundshme për ndeshjen kryesore të sezonin ndaj rivalit kryesor për titull në La Liga, mund të jetë prishje e planëve të Barcelonës për tu përpjekur deri në fund për ta mbrojtur titullin e kampionit në La Liga.

Artikulli paraprakDitë të vështira për Interin, kinezët humbasin durimin….
Artikulli tjetërBelotti i gatshëm të përmbyll sezonin me martesë…