Një lajm i papritur ka arritur çaste më parë nga skuadra prizrenase e Bashkimit në konkurencën e femrave.

Skuadra që është kampione vjeshtore në elitën femërore kosovare, ka njoftuar sot se ka liruar nga detyrimet që kishte me klubin, basketbollisten me përvojë, Arbnore Përçuku.

”Pas mospërputhjeve të ideve, klubi merr vendim për ta liruar Arbnore Perqukun, të cilës i dëshirojmë suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e shkurtër të skuadrës prizrenase të lëshuar çaste më parë në faqen zyrtare në Facebook.

Të kujtojmë se deri më tani, skuadra e Bashkimit ka pësuar mjaftë ndryshime në skuadër për pranverë, fillimisht duke emëruar në krye të ekipit, trajnerin grek, Andreas Rumani, si dhe duke transferuar dy lojtare, Aisha Balarabe dhe Teodora Sariç.

Ndërsa nga ekipi janë larguar, trajneri, Fabian Gjuka dhe lojtarja, Diedona Halitaj e së fundmi edhe Arbnore Përçuku, por që pritet të zëvendësohen me basketbolliste të tjera.

/AsistiOnline.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here