Armando Broja vijon të bëjë protagonistin me fanellën e Vitesses në Holandë, pasi mbrëmjen e sotme ka shënuar një tjetër gol, këtë herë me mjaft peshë, pasi i siguroi skuadrës kalimin në finalen e Kupës.

Sulmuesi shqiptar u përfshi në formacionin e javës së kaluar, pasi shënoi një gol dhe dha një asist në fitoren 4-1 ndaj VVV Venlo, ndërsa sot Vitesse u përball me të njëjtin kundërshtar, por këtë herë për gjysmëfinalen e Kupës së Holandës.

Broja luajti sërish titullar dhe zhbllokoi sfidën në minutën e 75-të, pas një asisti të Tannane, ndërsa më pas ishte ky i fundit që shënoi edhe golin e dytë, duke vulosur suksesin 2-0 dhe kalimin në finale.

Tashmë Vitesse mbetet në pritje për të mësuar kundërshtarin e finales, që do të dalë nga përballja e nesërme mes Ajaxit dhe Nijmengut, ndërsa Broja ka mundësi të fitojë trofe që në vitin e parë me klubin holandez.

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here