Brighton realizoi “poker” ndaj Tottenham në javën e 19-të të Premier League, me sfidën e luajtur në “Amex Stadium” që u mbyll me rezultatin 4-2.

Ndeshja foli më shumë për “pulëbardhat”, të cilat gjetën avantazhin në minutën e 11’, me Hinshelwood që zhbllokoi ndeshjen pas asistit të dhuruar nga Joao Pedro.

Më tej, Brighton fitoi penallti, që u ekzekutua nga Joao Pedro, i cili shënoi golin e dytë për skuadrën e tij. Në minutën e 63’ Estupinan realizoi një perlë të vërtetë dhe thelloi avantazhin për skuadrën e De Zerbit.

Brighton fitoi penallti edhe në fraksionin e dytë, me Jooa Pedro që e dërgoi topin në fundin e rrjetës në minutën e 76’.

Tottenham provoi të reagojë, me Veliz që shënoi golin e parë për “Spurs” në minutën e 81’, teksa Davies realizoi golin e dytë për skuadrën e Postecoglou në minutën e 86’.

Në fund takimi u mbyll me rezultatin 4-2, me Brighton që renditet në vend të tetë me 30 pikë, teksa Tottenham në vend të pestë me 36 pikë.

Artikulli paraprakGuirassy në “orbitën” e Milanit, gati pagesa e klauzolës
Artikulli tjetërWest Ham fitoi në Emirates, Arsenali i pafuqishëm