Sipas asaj që njofton “Coral“, kompania me famë botërore e basteve, nëse do të vinit bast për “Brexit”-in, fitoren e Trump-it dhe triumfin e “Dhelprave”, sot do të ishit 15 milionë paundë më të pasur. Më saktë, me një bast prej 30 paundësh, do të kishit fituar 90 milionë paundë! Uou! Kjo “tripletë” e thjeshtë, e cila ishte e kuotuar në “ODDSbible”, mund t’ju siguronte mjaftueshëm pará për të blerë yllin Paul Pogba dhe ende të ruanit 700 mijë paundë për diçka tjetër.

“Coral“, në artikullin e saj ngacmues, shton se – nëse francezi nuk do të ishte i preferuari juaj – mund të kishit blerë rreth 5,7 miliardë kuti “60 Freddos” (çokollatë me qumësht dhe karamel).

Artikulli paraprakLahm largohet në fund të edicionit!
Artikulli tjetërNjë futbollist ideal? Përzierje, Ronaldo – Messi…