Fred, mesfushori brazilian të cilin Manchester United e bleu pesë vjet më parë për 59 milionë euro nga Shakhtar, po fluturon për në Turqi.

Ai ka publikuar një foto nga aeroplani që po shkon me agjentin e tij për në Stamboll, ku do të nënshkruajë për Fenerbahçen, përcjell Korneri.net

Fredi u kontestua shumë gjatë qëndrimit të tij në Old Trafford. Ai largohet nga United pas 213 ndeshjeve, 14 gola dhe 19 asistime. Në pesë vjet në gjigantët anglezë të dështuar, ai fitoi vetëm një Kupë të Ligës. /Korneri.net

Artikulli paraprakArsenali e nisi mbarë edicionin e ri
Artikulli tjetërEverton humbi në shtëpi, Brighton me “poker”, Palace fitoi në udhëtim