Brazili ka arritur një tjetër fitore në kualifikueset e botërorit “Rusi 2018”. Këtë herë viktima ka qenë Uruguai ku është mposhtur me rezultatin 1-4.

Vendasit arritën që të zhbllokonin rezultatin që në minutën e 9 me Edison Cavanin, por tripleta e Paulinhos (18’, 51’ 92’) dhe goli i Neymar (74’) përmbysën gjithçka.

Tite tashmë shkon në shtatë fitore po në kaq ndeshje nën drejtimin e Brazilit dhe ndodhet në vend të parë me 30 pikë +7 nga Uruguai.

Artikulli paraprakSousa në bisedime me klubin e njohur gjerman
Artikulli tjetërMjafton Messi, Argjentina mposht Kilin