Kanë përfunduar pesë ndeshjet e fundit të muajit tetor kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022” në Amerikën e Jugut.

Brazili ka arritur fitore të thellë  4-1 në shtëpi ndaj Uruguajin. Lojtari kryesor ishte Neymar një gol dy asistime, kurse golat tjerë i shënuan Rafinha dy herë dhe Gabriel Barbosa i njhur më mirë si Gabigol, kurse golin e vetëm te Uruguaji u  realizua nga Luis Suarez, shkruan Korneri.net

Me këtë fitore Brazili e mban ende pozitën e parë me 31 pikë, ndërsa Uruguaji renditet në vendin e pestë me 16 pikë.

Argjentina fitoi minimalisht 1-0 ndaj Perusë duke iu falur golit të interistit Lautaro Martinez. Peru humbi rastin e artë për ta barazuar rezultatin, por Yoahimar Yotun e huqi penalltinë. Argjentina mbetet e dyta në grup me 25 pikë.

Kili ka fituar 3-0 në shtëpi ndaj Venezuelës, ku heroi i takimit ishte mbrojtësi i Fiorentinës, Erick Pulgar i cili shënoi dy gola, dhe me dy asistime të Alexis Sanchez i cili dhuroi dy asistime. Goli i tretë u realizua nga Ben Brereton.

Bolivia gjithashtu fitoi 4-0 kundër Paraguajit në shtëpi, ndërsa takimi mes Kolumbisë dhe Ekuadorit, përfundoi 0-0. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here