Brazili shënoi fitoren e radhës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për botërorin Rusia 2018.

Kariokët ishin fantastic përgjatë tërë ndeshjes ndaj një kundërshtari që mbrohej me të gjitha forcat, dhe kjo ndoshta edhe bëri që gola të mos kishte fare në pjesën e parë përkundër rasteve, shkruan Korneri.net.

U desht të priten 20 minutat e fundit që të realizohen dy golat e brazilianëve të cilët festuan me golat e mesfushorit më të ri të Barcelonës Paulinho, dhe lojtarit më të kërkuar të Barcelonës gjatë kësaj vere Philippe Coutinho i cili u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë.

Kili humbi në shtëpi 0:3 ndaj Paraguajit, Peru mposhti 2-1 Bolivinë, ndërsa Venezuela dhe Kolumbia përfunduan në barazim pa gola. /Korneri.net

Artikulli paraprakPa gola derbi Argjentinë-Uruguaj
Artikulli tjetërChelsea në momentet e fundit bleu edhe një mesfushor