Përfaqësuesja më e fuqishme botërore Brazili, shënoi fitore 3:0 ndaj Paraguajit, dhe në këtë mënyrë edhe matematikisht ka siguruar vend në kampionatin e ardhshëm botëror në Rusi. Kariokët përveç rezultatit të thellë dhuruan edhe spektakël ngase shfaqën vlerat e tyre reale duke bërë edhe akcione që vetëm ata dinë t’i bëjnë.

Serinë e golave e nisi Philippe Coutinho për ta huq penalltinë Neymar pak minuta brenda pjesës së dytë, mirëpo ylli i Barcelonës pak më vonë shënoi gol të bukur, kurse mbrëmjen magjike e mbylli mbrojtësi Marcelo që shënoi për rezultatin final.
Brazili pas 14 ndeshjeve mblodhi 33 pikë, mjaftueshëm për të siguruar vendin në Rusi.

Artikulli paraprakMessi dhe Higuain munguan, Argjentina humbi menjëherë
Artikulli tjetërMilan ende nuk e ka të qartë se kë e ka në skuadër! (Video)