Brazili ka dëshpëruar që në start në Lojërave Olimpike në Rio, pasi luajti baraz dhe pa gola kundër Afrikës së Jugut në një grup ku gjenden edhe Danimarka dhe Iraku.

Brazilianët që nuk po arrijnë të gjejnë rezultate të mira në 5-6 vitet e fundit, luajtën më mirë, por me pak raste shënimi edhe pse në lojë ishin lojtarë si Neymar, Felipe Anderson, Gabriel Jesus që qëlloi shtyllën  (i sapo transferuari te Man.City), si dhe sulmuesi i talentuar Gabigol.

Pak para fillimit të kësaj ndeshjes “Fenomeni Ronaldo” kishte deklaruar se anëtari i Santos është i gatshëm për Evropë dhe Inter mund të përfitojë shumë nga ai.

Në fakt, Piero Ausillio që merret me transferime te Inter, ka qenë tash e sa kohë në Brazil për të kryer punë me lojtarin dhe klubin, kështu që përgjigja e lojtarit do të dëgjohet menjëherë pas përfundimit të Lojërave Olimpike.

 

Artikulli paraprakZyrtare: Napoli transferon objektivin e Milanos
Artikulli tjetërMehmedi shënoi në fitoren e Leverkusen (Video)