Një aktivist brazilian LGBT paraqiti një ankesë kundër Neymar në prokurorinë e São Paulo për homofobi, pasi sulmuesi i Paris SG e quajti partnerin biseksual të nënës së tij një “homoseksual të vogël”.

Aktivisti Agrihen Magalhaes, i cili nuk është i përfshirë direkt në çështje, ka njoftuar në Instagram se ka ndërmend të paraqesë një ankesë për “homofobi dhe gjuhë të urrejtjes”. Zëdhënësi i sulmuesit 28-vjeçar nuk pranoi të komentojë këto informacione, përcjell Korneri.net

Fyerjet homofobike u dëgjuan në një audio regjistrim  të bisedës private të lojtarit me disa miq të dërguar dhe paraqitur në shtyp. Neymar e quan Tiago Ramos, 22 vjeç, të dashurin e nënës së tij Nadine Gonçalves, 52 vjeç, “homoseksual të vogël” dhe “djalë të një kurvë”. Nadine Gonçalves e bëri lidhjen e saj me të riun në prill, ndërsa  tabloid zbuloi menjëherë pas kësaj se kjo e fundit është biseksuale. Një vit më parë, Neymar ishte akuzuar për përdhunim nga një grua braziliane që kishte udhëtuar në Paris pas një flirti në internet, por çështja u mbyll për mungesë të provave përfundimtare. /Korneri.net

Artikulli paraprakEdhe një futbollist i rëndësishëm vazhdoi kontratën me Dritën
Artikulli tjetërMorata te gjiganti evropian