Claudio Bravo do të jetë portier i Manhester City, shkruajnë mediat angleze dhe ajo shumë e afërt me Barcelonën, El Mundo Deportivo.

Portieri 33-vjeçar i Barcelonë që ka klauzolën prej rreth 40 milionë euro, do të kaloi te “citizens” për një shumë të lartë 21 milionë funte (rreth 25 milionë euro). Me transferimin e tij në ishull, vendi i Joe Harte te City është në dilemë të madhe pasi reprezentuesi anglez nuk pëlqehet aspak nga Pep Guardiola, por nga ana tjetër për një portier në moshë mund të thuhet se Barça ka bërë biznes të mirë duke shit kileanin për një shumë të lartë parash.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here