Manchester City duhet të bëjë llogari në vazhdim të kampionatit pa portierin Claudio Bravo i cili pësoi lëndim gjatë ndeshjes kualfikuese kundër Kolumbisë (0:0) të enjtën mbrëma.
33-vjeçari e ka lëshuar ndeshjen në minutën e 64. pasi ndjente dhimbje në gjurin e këmbës pasi u përplas fortë me Santiago Arias në momentin kur ndali gjuajtjen e tij nga afërsia. Ende nuk dihet mungesa e tij sa do të jetë e gjatë.
Pep Guardiola tash duhet të mendoj shumë seriozisht se si t’ia bëjë pasi më herët e largoj Joe Hart që shkoi te Torino, dhe tash duhet t’ia besoj portën 35-vjeçarit Willy Caballero.