Chelsea i Antonio Conte vazhdon të mos ndalen edhe në përballjen e stome, me Bournemouth, ku fituan me rezultat të pastër 3-0.
Golat e ndeshjes u shënuan nga Pedro në minutën e 24-të. Ndërkohë që pjesa e parë do të mbyllej me rezultat minimal.
Me fillimin e pjesës së dytë, belgu Eden Hazard fitoi një njëmbëdhjetëmetërsh duke e kthyer vetë në gol, për të çuar shifrat në 2-0. Ndërsa në minutat e fundit, rezultatin do e thellonte përsëri anësori spanjoll, Pedro, me një devijim të mbrojtësit të Bournemouth. Kështu Blutë vazhdojnë serinë e fitoreve, e 12-ta rresht, dhe ne vendin e parë me 46 pikë.
Nga ana tjetër Arsenal ka arritur të marrë një fitore minimale port ë rëndësishme në garën për titull në Premier Ligë. Edhe pse një ndeshje jo e lehtë për “Topçinjtë”, pasi goli i fitores erdhi vetëm në minutat e fundit, ku realizoi sulmuesi francez Oliver Giroud.
Pjesa e parë foli për të besuarit e Venger, po pa arritur të tregoheshin të saktë përpara portës kundërshtare. Ndërsa në pjesën e dytë Wenger bëri disa ndryshime në kërkim të golit, i cili erdhi vetëm në minutën e 87 me bomberin francez.
Fitore sot ka shënuar edhe Manchester United, e që ishte fitorja e katërt rresht në Premier Ligë.
Sërish lojtari më i dalluar ishte suedezi Zlatan Ibrahimoviq që asistoi në golin e parë të Daley Blind dhe shënoi vet të dytin në fitoren 3 me 1 ndaj Sunderlandit.
Golin e tretë e shënoi Henrikh Mkhitaryan, ndërsa për Sunderlandin shënoi Fabio Borini.
“Djajtë e Kuq” tani kanë 33 pikë në tabelë dhe mbesin në pozitën e gjashtë me pikë të barabarta me Tottenhamin që është i pesti, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.