Kalimi i Valtteri Bottas te Mercedesi e ka rritur edhe më shumë interesin e finlandezëve për Botërorin e Formulës 1. Mësohet se, në vendin nordik është hedhur ideja për të zhvilluar një garë të këtij kampionati në një të ardhme.

“Po e studiojmë mundësinë për të pritur Formulën 1 në Finlandë”, pohoi presidenti i Federatës finlandeze të Automobilizmit, Juhani Pakari, për mediet e vendit nordik.

Edhe pse nuk ka ndonjë konfirmim, flitet se mundësia më e mirë për zhvillimin e garës së Formulës 1 është pista “Kimy Ring”, që ndodhet në veri të Helsinkit.

Finlanda është një vend që nuk ka organizuar kurrë më parë ndonjë garë të Formulës 1, por i ka pasur dhe i ka përfaqësuesit e saj në këtë kampionat, siç janë kampionët e botës Mikka Hakkinen e Kimi Raikkonen, por edhe Valtteri Bottas.

Nëse kjo ide do të realizohet, atëherë gara e Finlandës në Formulën 1 do t’i bashkohet asaj të Botërorit të “MotoGP”, që do të jetë në kalendar që nga viti 2018.

/ Top Channel

Artikulli paraprakFOTO/ Tragjedi për lojtarin e Kombëtares shqiptare, i vdesin dy fëmijët binjakë, gruaja ishte shtatzënë
Artikulli tjetërIndinjatë te Reali, mendohet tërheqja nga La Liga