Valteri Bottas i Mercedes është fituesi i Çmimit të Madh të Turqisë. Finlandezi mbrojti pozicionin e tij të parë nga fillimi dhe doli me fitoren e tij të parë të sezonit dhe të dhjetën e tij në karrierë.
Pilotët e Red Bull, Max Verstappen dhe Sergio Perez përfunduan gjithashtu në podium. Charles LeClerc i Ferrari përfundoi i katërti, dhe Hamilton u ngjit nga i 11 -ti në të pestin, por prapë humbi epërsinë në renditjen e përgjithshme, përcjell Korneri.net
Pozicioni i Hamilton mund t’i ketë kushtuar ekipit të tij pas vendimit për të hyrë në boks disa xhiro para fundit pavarësisht kundërshtimit të tij, dhe kjo ka sjell paknaqësi te ai.
Verstappen në vendin e parë tani ka gjashtë pikë më shumë se Hamilton 262.5 kundrejtë 256.5, ndërsa i treti është Valtteri Bottas me 177 pikë.

Renditja e konstruktorëve nuk ka ndryshuar ngase Mercedes prinë me 433.5 pikëm Red Bulla Racing ka mbledh 397.5, ndërsa i treti është McLaren Mercedes me 240.
Gara e ardhshme mbahet nga 22 deri me 25 tetot në SH.B.A-së. /Korneri.net