Zlatan Ibrahimovic si gjithmonë i gatshëm për komente të mëdha.

Edhe pse nuk ka asgjë zyrtare apo nuk është dëgjuar ende përzgjedhësi i Suedisë, Janne Adersson, se a do taftoj apo jo Ibran në botëror, vet lojtari këtë gjë e sheh si punë të kryer, përcjell Korneri.net

Ibrahimovic ishte i ftuar në një televizion amerikan ku ka thë se sigurtë do të jetë në botërorin Rusi 2018. “ Sigurisht që do të shkoj në botëror, por kjo është e vetmja gjë që mund të them sepse në të kundërt do më kritikojnë, duhet të jem i kujdesshëm me fjalët që them në këtë periudhë, por e përsëris një botëror pa mua nuk ka kuptim”, tha Ibrahimovic i cili e ka nis shkëlqyeshëm aventurën e tij të re te Los Angeles Galaxy, pasi në tri ndeshjet e luajtuara deri më tash ka shënuar 3 gola. Për Suadinë Ibra ka luajtur në 116 ndeshje duke shënuar 62 gola. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here