Ndoshta mund të duket e pabesueshme por është e vërtetë pasi Kosova në debutimin e saj do të luajë kundër Shqipërisë në Botërorin e femrave për vitin 2019.

Shorti i hedhur sot në Nyon të Zvicrës vendosi që në fazën e parë kualifikuese Shqipëria dhe Kosova të përballen si kundërshtarë.

Shqipëria dhe Kosova janë pjesë e Grupit 2 së bashku me Greqinë dhe Maltën, ndërsa takimet në vendin tonë do të luhen më 6, 8 dhe 11 prill.

Artikulli paraprakMan.United pas 11 viteve në pozitën e parë
Artikulli tjetërMilan befason gjithë Italinë, ylli i Napolit synimi i radhës [FOTO]