Gjiganti italian Milan vërtetë ka bërë një merkato të jashtëzakonshme deri më tani, duke transferuar futbollistë cilësorë, por përforcime të reja pritet të ketë akoma.

Një futbollist që është duke u dëshmuar në formacionin e Vincenzo Montella në miqësoret parasezonale është edhe i riu super i talentuar, Patrick Cutrone, shkruan “Korneri.net”.

I inkuadruar në lojë në tre miqësoret e fundit, ndaj Luganos, Dortmundit dhe Bayernit, Cutrone ka shënuar tre gola (një ndaj zvicëranëve dhe dy të tjerë ndaj gjigantit “bavarez”), por jehona e madhe me dy golat e shënuar sot në miqësoren ndaj formacionit të Ancelotti e ka bërë 19-vjeçarit një yll të ri për tifozët “rossoner” anë e mbanë botës.

I shkathët në zonën e rreptësisë, i zgjuar dhe i saktë në goditje, Cutrone mund të jetë e ardhmja e sulmit së Milanit, madje për shumë kë ai krahasohet me Pippo Inzaghi.

I rritur dhe i zhvilluar në akademinë e Milanit, Cutrone kaloi të gjitha moshat e kombëtares së Italisë dhe dukët se me gjasa të mëdha 2017-ta do të jetë viti kur ai mund të shpërthejë edhe në futbollin elitar italian./Korneri.net.

Artikulli paraprakChelsea me spektakël e përmbyll miqësoren ndaj Arsenalit
Artikulli tjetërLajmet me të reja nga futbolli kosovar