Gjërat vëreheshin kohëve të fundit sesi Boston Celtic me formën e treguar shpejtë do ta parakolnte kampionin aktual Cleveland Caveliers, dhe kjo përfundimisht ndodhi mbrëmjen e kaluar në NBA. Skuadra e famshme dhe më e titulluar amerikane Boston Celtic për herë të parë gjatë këtij sezoni doli në pozitën e parë të Lindjes pas triumfit ndaj Brooklyn Nets 114:105 dhe përfitoi nga disfata e Cavaliers në Miami pas kohës shtesë. Kur ka mbetur vetëm edhe një xhiro deri në përfundim të pjesës së rregullt të kampionatit, Boston është afër ta përmbyll edicionin në pozitën e parë dhe kjo është meritë e plotë e Isaiah Thomas që ka qenë më i miri deri më tani kurse mbrëmë shënoi 27 pikë. Atë e ndihmuan Al Horword me 19 pikë dhe Avery Bradley me 18.
Te Nets u dalluan Jeremy Lin me 26 pikë dhe Brook Lopez me 25.

Në përballjen e fundit ndaj Milwaukee në shtëpi është vendimtare dhe një detyrim për Celtics që duhet të ruajnë pozitat në vendin e parë për të pasur avantazhin e faktorit fushë në përballjet e play off. Në krahun tjetër, Cleveland duhet të kalojë Toronto Raptors dhe të shpresojë në humbje të Boston, por ky është skenar i vështirë për t’u realizuar.

Në Miami ku ndeshja përfundoi 124:121 pas kohës shtesë, por çuditi fakti sesi LeBron James dhe Kyrie Irving u lanë pushim duke e ditur po luftojnë për pozitën e parë. Nga ana tjetër Miami Heat shpreson në gabim të Indianas apo Chicagos të mërkurën për të shpresuar në vendin e 8 të Lindjes.
Kryesorët në fitoren e Miami ishtin, Tyler Johnson me 24 pikë dhe Hassan Whiteside me 23.

Në Perëndim luftë e madhe është për pozitën e katërt ku janë Clippers dhe Jazz, që kanë bilanc identik 50:31.
Detroit humbi në duelin e fundit në “The Palace of Auburn Hills”, aty kishte fituar tri herë në NBA. Ata pësuan disfatë nga Washington 105:101, me Bradley Beal i cili ishte i pandalshëm duke shënuar 33 pikë kurse Markieff Morris i shtoi 20.
Te humbësit u dalluan Tobias Harris me 22 pikë dhe Ish Smith me 16.

Utah në udhëtim fitoi dhe ndali serinë prej 14 fitoreve të nënkampionit Golden State. Xhezerët triumfuan 105:99, fal George Hill që shënoi 20 pikë dhe Joe Johnson me 19, por aty ndoshta më i miri ishte Rudy Gobert që shënoi 17 pikë e 18 kërcime.
Te Warriors u veçuan Stephen Curry me 28 pikë dhe Kevin Durant me 16.

Rezultatet:

Philadelphia – Indiana 111:120
Boston – Brooklyn 114:105
Miami – Cleveland 124:121
Chicago – Orlando 122:75
Detroit – Washington 101:105
Milwaukee – Charlotte 89:79
Portland – San Antonio 99:98
Golden State – Utah 99:105
LA Clippers – Houston 125:96

Artikulli paraprakNë verë Chelsea mbetet pa dy yje, njëri drejt Madridit e tjetri drejt Kinës….
Artikulli tjetërPublikohet skandali i dytë në futbollin kosovar [VIDEO]