Boston Celtics shënoi fitore në ndeshjen e shtatë të serinë gjysmëfinale të Konferencës Lindore ndaj Washington Wizards, dhe ne këtë mënyrë e siguroi finalen pas rezultatit të përgjithshëm 4:3.
Se çfarë do të thot të luash në shtëpi, tregoi më së miri kjo përballje pasi të gjitha fitoret këto skuadra i shënuan para publikut vendas. Këtë herë Boston fitoi 115:105, por duke iu falënderuar lojtarëve nga banka që këtë herë luajtën rol shumë të madh në këtë triumf, shkruan Korneri.net.

Rezervistët e Boston në këtë duel shënuan 48 pikë, kurse ta Washington vetëm 5.
Këtu duhet përmendur Kelly Olynik i cili gjatë pjesës së rregullt të kampionatit luajti pak dhe kishte një mesatare prej 8.3 pikë, 3.2 kërcime dhe 1.i asistime për ndeshje, ndërsa në këtë duel vendimtarë ai shënoi 26 pikë, 14 prej të cilave vetëm në periudhën e fundit.


Nga pesë basketbollistë të Celtics që shënuan pikë dyshifrore edhe këtë herë më i miri ishte, Isaiah Thomas me 29 pikë e 12 asistime, kurse kontribut të madh dhanë edhe Al Harford me 15 pikë, Jae Crowder me 14 dhe Marcus Smart me 13 pikë.
Te humbësit u dalluan Bradley Beal me 38 pikë, Otto Porter Jr. me 20,kurse John Wall dhe Markieff Morris i shtuan nga 18 pikë secili.

Boston në finale të Lindjes do të përballet me kampionët aktual Cleveland Caveliers. /Korneri.net

Artikulli paraprakFesta filloj, Chelsea fitoi ndeshjen e fundit në shtëpi pas shtatë golave të shënuar
Artikulli tjetërTerry përshëndetet nga Chelsea, ndërsa goli i tij hyri në histori