Janë zhvilluar gjashtë ndeshje në mbrëmjen që e lam pas në NBA.

Kryesisht janë shënuar rezultate të prishtime pasi fitore shënuan favoritët sikurse që ishte rasti me Boston Celtic që pas humbjes së fundit nga San Antonio në sekondat e fundit, menjëherë reagoi duke fituar në udhëtim te Detroit Pistons 91:81, shkruan Korneri.net.

Boston e dominoi ndeshjen që nga fillimi edhe pse epërsia nuk ka qenë më e lartë se 15 pikë, andaj në fund e fitoi atë me +10 pikë dallim. Më meritorët në fitoren e 23 sezonale ishin, Al Horford me 18 pikë e 9 kërcime dhe Kyrie Irving me 16 pikë të shënuara, kurse te vendasit u dalluan Tobias Harris me 19 pikë e 8 kërcime dhe Anthony Tolliver me 15 pikë.

New Orleans shënoi fitore ndaj Philadelphia 76-ers me rezultat 131:124, në ndeshjen pa mbrojtje pasi basketbollistët e të dyja skuadrave pa asnjë problem të madh shënonin gati nga çdo pozicion, mirëpo duhet pranuar se e kishin mbrëmjen e tyre sepse jo gjithmonë mund të kenë efikasitet të lartë. Në fakt, vendasit e fituan ndeshjen në periudhën e fundit e cila ishte e jashtëzakonshme.
Para periudhës së fundit mysafirët kishin epërsinë prej 8 pikëve (95: 87), dhe paramendoni Pelicans në këtë pjesë të lojës shënuan 44 pikë e pranuan 29, kështu që fituan këtë duel të madh. Jrue Holyday ishte lider me 34 pikë, i ndihmuar nga Anthony David me 29 pikë, Demarcus Cousins shënoi 23 pikë, kurse Rajon Rondo 13 pikë e hiq nmë pak e 18 asistime.
Te humbësit u veçuan J.J Redick me 28 pikë dhe Ben Simmons me 27.

New York mposhti 111:107 Atlanta Hawks pas një paraqitje shumë të mirë që treguan skuadrat. Loja e barabartë nga fillimi e deri në fund e bëri finishin të paqartë, mirëpo vendasit edhe të ndihmuar nga tifozët e flaktë ia dolën të triumfojnë për herë të 13 në këtë edicion aq sa kanë edhe humbje. Për këtë sukses ishin të merituar Kristaps Porzingis me 30 pikë e 8 kërcime, Doug McDermott me 23 dhe Jarrett Jack me 19 pikë të shënuara, kurse të Atlanta që humbi për herë të 20 sivjet më të mirët ishin, Dennis Schroder me 21 pikë dhe Ersan Yllyisaova me 20.

Në ndeshjet tjera Toronto fitoi te Sacramento 102:87, Indiana ishte më e mirë në shtëpi ndaj Denver 126:116, dhe në fund Minnesota mposhti Dallasin 97:92. /Korneri.net

Artikulli paraprakShorti/ Ja kundërshtari i frikshëm i Realit në fazën tjetër të Championsit
Artikulli tjetërDonnarumma alarmon drejtuesit e AC Milan