Për dallim më ndeshjet e kaluara në të cilat Wizards kanë hyrë në ndeshje shumë më mirë, në ndeshjen e pestë Boston Celtics luajti më mirë nga fillimi e deri në fund dhe në këtë mënyrë fitoi me rezultat 123:101, për të kaluar në epërtsi prej 3:2 në serin gjysmëfinale, dhe për të kaluar në finalen e Lindjes, i duhet vetëm edhe një fitore,shkruan Korneri.net.
Që në pjesën e parë Boston krijoi epërsi prej 16 pikëve (67:51), ndërsa në vazhdom epërsia shkoi në +25 pikë dallim që ishte e paarritshme për Washington.

Më i miri mbi parket ishte Avery Bradley i cili shënoi rekord karriere në play-off 29 pikë. Pas tij qëndruan Al Harford me 19 pikë, 7 asistime dhe 6 kërcime, kurse Isaiah Thomas 18 pikë e 9 asistime.
Te Wizards u dalluan John Wall me 21 pikë dhe Bradley Beal me 16.

Ndeshja e gjashtë në mes këtyre rivalëve zhvillohet në Washington në mes të pretës dhe të shtunës, dhe në rast të fitores së vendasve, atëherë ndeshja e shtatë dhe vendimtare luhet në Boston në mes të hënës dhe të martes.
Fituesi i këtij ballafaqimi në finalen e Lindjes luan kundër Cleveland Caveliers që mposhti 4:0 Toronto Raptors. /Korneri.net

Artikulli paraprakTifozët e Atl.Madrid përshëndeten nga Vicente Calderon
Artikulli tjetërSHGSK-ja pjesëmarrëse në Kongresin e 80-të të AIPS-ës