Janë zhvilluar pesë ndeshje në NBA mbrëmjen e kaluar, ku veçohet fitorja e 19 sezonale e Boston Celtics, pastaj triumfi i radhës për Cleveland, si dhe dramën më të madhe deri më tash në dualin Denver-Chicago.

Celtics me lojën që po e tregojnë deri më tash, janë favoritë të mëdhenjë për ta fituar titullin e kampionit, pasi loja e tyre po shtrihet tek të gjithë basketbollistët, edhe pse aty si gjithmonë rol të madh po luan i pandalshmi Kyrie Irving i cili në këtë përballe të fituar ndaj Philadelphia 76-ers, 108:97 shënoi hiq më pak se 36 pikë. Atë e nidhmuan Al Horford me 21 pikë, Marcus Mories me 17 dhe Jayson Tatum me 15 pikë të shënuara.
Te mysafirët u dalluan Dario Saric me 18 pikë e 10 kërcime dhe J.J Redick me 17 pikë të shënuara.

Përballja më dramatike u zhvillua në Pepsi Center të Denver ku skuadra vendase mposhti Chicago Bulls me rezultat super të ngushtë 111:110, me pikët vendimtare që i shënoi 2 sekonda para fundit basketbollisti më i mirë i tërë ndeshjes Will Burton që shënoi 37 pikë. Pas tij qëndruan Garry Harris me 21 pikë dhe Kenneth Faried me 14 pikë të shënuara, kurse te Bulls që ishin afër fitores u dalluan, Lauri Markkanen dhe Robin Lopez me nga 20 pikë secili si dhe Kris Dunn me 19 pikë.

Cleveland Caveliers shënoi fitoren e 15 në këtë edicion pas mbrëmë ishin më të mirë se Atlanta Hawks 121:114, fitore kjo që edhre si mysafirë dhe me mjaftë vështirësi.
Por, kur ken ë skuadër lojtarë si Kevin Love (25 pikë e 16 kërcime), dhe LeBron James (24 pikë e 12 asistime), gjithçka është më lehtë. Në këtë ndeshje lojë shumë të mirë për “kalorësit” shfaqi edhe Dwayne Wade me 19 pikë të shënuara. Te humbësit u veçuan Dennis Schroder me 27 pikë dhe Ersan Ilyasova me 22 pikë të shënuara.

Në dy ndeshjet tjera Milëaukee Bucks shënoi fitore në udhëtim te Portland Trail Blazers 103:91, ndërsa Utah Jazz poashtu fitoi në parketin e LA Clippers 126:107. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here