Boston Celtics dhe Washington Wizards shënuan edhe fitoren e treta ndaj Chicago Bulls respektivisht Atlanta Hakws, dhe janë vetëm një ndeshje larg depërtimit në gjysmëfinale të play-offit.

Boston shënoi fitore ndaj Bulls me rezultat 108:93, për të kaluar në epërsi prej 3:2 në seri. Vendosi periudha e fundit e cila ishte fatale për “demat” pasi ky 12 minutësh përfundoi 29:16, edhe pse ata hynë në periudhën e fundit me dy pikë epërsi.
Më meritorët në këtë triumf të Boston ishin, Isaiah Thomas dhe Avery Bradley që shënuan nga 24 pikë secili, kurse Al Harford i shtoi 21 pikë të tjera.
Te Bulls u dalluan Dwayne Wade me 26 pikë, 11 kërcime dhe 8 asistime, ndërsa Jimmy Butler dhe Robin Lopez i shtuan nga 14 pikë secili.

3:2 në seri është edhe përballja tjetër Wizards-Hawks që në fund i takoi vendasve 103:99.
Edhe kjo ndeshje ishte shumë e fortë dhe e barabartë deri në fund, dhe sikurse shumë duele tjera edhe kjo vendosi në detaje të vogla, kurse periudha e fundit ishte krejtësisht e barabartë 20:20.
Fitoren Washingtonit ia siguruan Bradley Beal me 27 pikë, John Wall i shtoi 20 kurse Otto Porter Jr 17 pikë. Te mysafirët u dalluan Dennis Schroder me 29 pikë e 11 asistime dhe Paul Millsap me 21 pikë e 11 kërcime. /Korneri.net

Artikulli paraprakPSG e përcolli Monacon me “manita”
Artikulli tjetër“Cholo” i befason neroaxurët!