Boston Celtics festoi në ndeshjen e pestë të finales në Konferencën Lindore 96:83 ndaj Cleveland për të udhëhequr 3-2 në seri.

Boston e vendosi ndeshjen në çerekun e parë i cili përfundoi me rezutatin 32:19, dhe prej këtij momenti e tutje, mysafirët nuk ishin në gjendje të ktheheshin dhe kështu James&co pësuan disfatën e tretë dhe janë një ndeshje larg eliminimit, përcjell Korneri.net

Rookie, Jayson Tatum udhëhoqi Bostonin me 24 pikë, Jaylen Brown shtoi 17, kurse Al Horford realizoi 15 pikë. Nga ana tjetër LeBron James shënoi 26 pikë e 10 kërcime, por vetëm Kevin Love me 14 pikë e 7 kërcime u mundua ta ndihmontem, mirëpo ishte shumë pak pasi asnjë basketbollistë tjetër i Cavs nuk shënoi pikë dyshifrore.

“Dua të luaj lojëra të mëdha, ndeshje të tilla janë të preferuarat e mia. Vetëm një fitore na ndan nga finalet, është e pabesueshme,” tha heroi i Bostonit, Tatum.

Boston në playoffs këtë sezon i ka të gjitha fitore në shtëpi, kurse në udhëtim vetëm një fitore.
Ndeshja e ardhshme luhet në Cleveland. /Korneri.net

Artikulli paraprakAmir Rrahmani me trofeun në dorë
Artikulli tjetërMan.United në negociata me mbrojtësin e Spurs