Me ndihmën e madhe dhe profesionale të fisioterapeutit të klubit, Oktay Altun si dhe te Spitalit Amerikan në Prishtinë, mesfushori Lorik Boshnjaku iu është bashkëngjitur skuadrës në seancën e rregullt stërvitore dhe pritet të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen derbi me Gjilanin.
Po ashtu, nga suspendimi rikthehen edhe dy mesfushorët, Endrit Krasniqi dhe Debatik Curri dhe skuadra momentalisht është plotësisht e kompletuar para ndeshjes shumë të rëndësishme-me Gjilanin e pozicionuar në vendin e dytë me 9-pikë, një më pak se sa Prishtina. (prishtinafc.com)