Është transfruar nga Southamton më shumë për të qëndruar në bankë dhe të jetë një rezervë e mirë, por Fabio Borini ka hyrë në histori të Milanos.
Duket pak e çuditshme, por është shumë e vërtetë. Italiani i cili ka qenë titullar në të gjitha ndeshjet e deritanishme te Milan, çoftë edhe ato miqësore derisa t kompletohet skuadra, shënoi golin e tij të parë zyrtarë në fanellën e rosonerëve, dhe menjëherë e shënoi emrin e tij më shkronja të arta, shkruan Korneri.net.
Në fakt, goli i tij ndaj Shkëndisë së Tetovës në Europa League, ishte goli i 600 jubilar i Milanos në garat ndërkombëtare, UEFA (Champions League/Kupa e Kampionëve, Europa League, Kupa e UEFA-së, Superkupa e Evropës dhe Kupa e fituesve të Kupave. /Korneri.net