Dita e shtune në La Ligas është e ndarë për skuadrat e mëdha.

Fillimisht do të përballen Sevilla dhe Real Sociedad në një duel të drejtpërdrejtë për zonën Champions me andaluzianët që në orën 14:00 do të përpiqen të shfrytëzojnë faktorin fushë për të marrë një trepikësh që do t’i barazonte në të njëjtën kuotë pikësh me Real Sociedadin me baskët që aktualisht kanë tre pikë më shumë se Sevilla por kanë zhvilluar edhe tre ndeshje më shumë.

Në orën 16:15 ishte në program ndeshja mes kryesuesve të Atletico Madrid dhe Athletic Bilbaos, ndeshje që nuk do të luhet sot për shkak të reshjeve të dendura të borës që kanë pushtuar stadiumin Wanda Metropolitano.

Në orën 18:30 do të jetë radha e Barcelonës që ka një udhëtim shumë delikat ndaj Granadas në Estadio Nuevo Los Carmenes. Granada aktualisht pozicionohet në vendin e 7-të me 24 pikë dhe po ecën me ritmet e edicionit të kaluar. Për Messin me shokë kjo do të jetë një ndeshje e vështirë që duhet fituar nëse Barça shpreson ende titullin kampion.

Reali i Madridit që në 7 ndeshjet e fundit të kampionatit ka regjistruar 6 fitore dhe një barazim do të përballet në udhëtimin e Pamplonas në mbrëmje Osasunan e vendit të parafundit me një objektiv të vetëm fitoren.

/Supersport.al

Artikulli paraprakLiverpool “hakmerret” ndaj Aston Villës, e mposht dhe e nxjerr jashtë FA Cup
Artikulli tjetërMbrëmja e kaluar në NBA, ishte jashtëzakonisht efikase