Lëvizja vendimtare dhe e shpejt e Milanit.
Noah Okafor, do të jetë sulmuesi i ri i Milanit, pasi gjiganti italian ka arritur marrëveshje me klubin austriak Salzburgun, përcjell Korneri.net
Sipas asaj që mësoi redaksia e MilanNews.it, lojtari do të udhëtoj në Milano nesër (e shtune) për të kryer testet e zakonshme mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën. Më pas ditën që Okafor do t’i bashkohet skuadrës në kampin stërvitor në Shtetet e Bashkuara dhe do të marrë pjesë në miqësoret luksoze me Realin, Juventusin dhe Barcelonën.
Grusht i pabesueshëm i Milanit i cili brenda pak orësh i dorëzoi Stefano Piolit qendërsulmuesin e ri që do të ketë për detyrë të jetë një alternativë e vlefshme për Olivier Giroud.

Por, me kaq nuk mbyllet vera e nxehtë e Milanit. Zyrtarët e klubit janë shumë afër transferimit të anësorit fantastik të Villarreal, Samuel Chukwueze. /Korneri.net