Juventusi eliminoi Barcelonën nga Champions League, por pa dyshim dueli kryesor në të dy ndeshjet ishte përballja Bonucci-Messi.

Menjëherë pas barazimit pa gola në “Camp Nou”, Leonardo Bonucci ka zbuluar një pjesë të bisedës me 5 herë fituesin e “Topit të Artë”.
“Takimi me Messin? I kërkova bluzën për djalin tim dhe ai u tregua shumë xhentil. Është një kampion i vërtetë”, u shpreh ai.
Kujtojmë që Real Madrid, Juventus, Monaco dhe Atletico Madrid janë katër skuadrat gjysmëfinaliste të Champions Leagues, ndërsa shorti do të hidhet ditën e premte në orën 12:00.

Artikulli paraprakEnrique fjalë të mëdha për Juven e Allegrit
Artikulli tjetërBuffon ky kundërshtar më i vështirë se Real Madrid