Dy gabime të rënda në mbrojtje nga kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci, që kanë kushtuar shumë në derbin me Interin, ku kuqezinjtë humbën 3-2. Qendërmbrojtësi “digjet” dy herë nga Icardi, pasi dy herë intervenoi ke vonesë.

Me anë të një videoje, shtypi italian e ka masakruar Bonuccin për dy gabimet e tij të rënda. Pas ndeshjes ai është vlerësuar me notën 5, duke qenë një nga lojtarët më të dobët në fushë. Dhe nuk është hera e parë që blerja më e bujshme e Milanit nga Juventus bën gabime që kushtojnë shumë për ekipin. Kapiteni Bonucci ka humbur shumë nga forma e tij.

Artikulli paraprakSa ka ndryshuar futbolli! Seedorf: Unë vendosa për Real Madridin… në garazh
Artikulli tjetërFOTO/ Ja kush janë ‘fukarenjtë’ e Serie A