Një gol i shënuar në minutën e fundit dhëmb shumë, por kur shënohet nga një portieri kundërshtar të bën edhe më keq. Milani sot ka pësuar golin e barazimit në minutën e fundit, ndërkohë që njeriu që duhet të “spostonte ekuilibrat” te kuqezinjtë, Leonado Bonucci ka thurur lavdata për portierin Brignoli.

“Nuk kam parë kurrë një finale të tillë në karrierën time. Dua t’i bëj komplimente Brignolit, sepse ka shënuar një gol të madh. Më vjen shumë keq që nuk fituam. Donim tre pikët me trajnerin e ri dhe për këtë kemi punuar shumë gjatë javës.

Ishte një barazim i shëmtuar, duhet të ringrihemi sepse me keq se kështu nuk mund të shkojë. Goli si humbje? Të pësosh një gol të tillë është e shëmuar, pasi na duheshin 3 pikët. Duhet të vazhdojmë që të punojmë shumë për të dalë nga ky moment i vështirë”, ka thënë Bonucci për Sky Sport.

Artikulli paraprakE përjetoi rëndë barazim: Gatusso kërkoi thikën!
Artikulli tjetërVIDEO/ E kërkon gjysma e Europës, super talenti gjerman imiton Zidane