Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, ka siguruar se nuk ka asnjë problem me Massmiliano Alegrin.

Qendërmbrojtësi italian është parë duke i bërtitur trajnerit Alegri gjatë ndeshjes ndaj Palermos, tensione që më pas u bartën në media.

Megjithatë, tash Leonardo Bonucci vet mohon telashet me teknikun italian.

“Mendoj se këto gjëra ndodhin gjatë sezonit. I ndihmoi grupit, sepse cementuam mirëkuptimin në skuadër”.

“Ne duhet që gjithmonë të mbajmë respektin e duhur dhe rolet tona. Unë gabova dhe kam paguar për këtë, trajneri gaboi dhe ka paguar për këtë. E harruam dhe shkojmë përpara”.

“Mund të ndodhë, me rëndësi që të kuptojmë kur e kemi gabim”, u shpreh Bonucci.

Artikulli paraprakLajm bombastik nga Spanja, ky është trajneri i ri i Barcelonës
Artikulli tjetërPeja pësoi disfatë, por kaloi në gjysmëfinale të BIBL