Milani nuk po kalon aspak një moment të mirë, teksa pas 13 javëve ka marrë 6 fitore, 6 humbje dhe 1 barazim, ndërsa ka vetëm 19 pikë në renditje.

Kuqezinjtë janë shumë larg zonës Champions, që përbënte edhe objektivin e tyre primar për këtë sezon dhe humbja me Napolin konfirmoi edhe njëherë se Milani nuk është gati për t’u përballur me skuadrat e kreut.

Pas kësaj situate të krijuar, kapiteni Leonardo Bonucci ka thirrur në një darkë skuadrën, si një përpjekje për të bashkuar më shumë grupin e futbollistëve dhe për të dalë nga kriza e rezultateve. Kapiteni i kuqezinjve ka postuar foton nga darka me shokët e skuadrës, në llogarinë e tij në Twitter dhe e ka shoqëruar me diçiturën “Bashkimi bën fuqinë”.

 /Top Channel
Artikulli paraprakUEFA nuk bindet nga plani i Milanit? Asnjë komunikim zyrtar
Artikulli tjetërTriumf i Kombëtares U17 në ballafaqim me Azerbajxhanin