Futbollisti i njohur i Kombëtares turke që ka veshur fanellat e TOP4 skuadrave turke, Burak Jillmaz ka pësuar një aksident mjaft të rëndë, teksa ka përplasur Ferrarrin e tij me një veturë tjetër të markës “Jeep”.

Makina super e shtrenjtë e futbollistit turk është rrotulluar përpara se të përplasej me një “Jeep” të parkuar në një nga rrugët e Stambollit, mirëpo edhe përkundër faktit se Ferrari i tij duket shumë i shkatërruar, gjendja shëndetësore e futbollistit aktual të Trabzonsporit është stabile.

Ferrari i shtrenjtë ishte në pronësi të dhëndrit të ish-trajnerit të Kombëtares turke, Fatih Terim, ndërsa sipas dëshimtarëve okular Jillmaz nuk kishte pranuar që të vinte ambulanca dhe se nga vendngjarja ishte larguar me një automjet tjetër të zi.

Artikulli paraprakVan Gaal thumbon Jose Mourinhon
Artikulli tjetërBoston bie nga skuadra e madhe Bulls, Warriors dhe Rockets shkëlqejnë