Në fillim të stinorit pranveror erdhi pa shumë bujë te Vushtrria nga 2 Korriku, por shpërthejë si vullkan duke arritur shpejtë të shëndrrohet në një prej futbollistëve kryesorë në skuadër duke shënuar 13 gola në total në këtë fazë për skuadrën që po pretendon Superligën, shkruan Korneri.net.

Jetmir Topalli është i bindur që skuadra e tij ka kapacitetet e mjaftuara për të mbizotëruar Flamurtarin dhe siguruar Superligën nga ndeshja e barazhit e cila zhvillohet nesër në Drenas.

Sulmuesi rrezikshëm beson se me përkrahjen e madhe nga tribuna dhe cilësinë që ka skuadra do të dalin faqebardh edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë.

“Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje që për ne do të jetë për jetë a vdekje. Besojmë në forcën tonë që me ndihmën e tifozëve të zjarrtë dhe ndihmën e zotit të kalojmë këtë sfidë. Flamurtari ka një ekip të mirë por ne e dimë forcën tonë dhe kualitetet që posedojmë andaj pres fitore. Në aspektin personal do të jap gjithçka nga vetja në mënyrë që të jap më të mirën dhe të kontribojë që këtë super skuadër me super tifozë ta dërgojmë aty ku e ka vendin”, pohoi Topalli.

Artikulli paraprakPresidenti Vokrri e takoi dhe e uroi kryetarin e KF “KEK”-u për rikthimin në elitë
Artikulli tjetërErdin Hashani paralajmëroi fundin e karrierës