Legjenda e Juventurit, Stefano Tacconi, i cili në karrierën e tij ka zhvilluar 254 ndeshje me bardhezinjët, ka folur për “TMW Radio” ndër të tjerave edhe për portierin e Milanit, Donnarumma.

“Donnarumma qysh tani është një lojtarë i Juventus, nuk e di askush, por është bardhezi që tani. Ka puthur fanellën e Milan? Po çfarë më intereson mua për atë fanellë. Sot është zot paraja, komandon euro. Raiola është gjithmonë gati me valixhe në dorë kur vendos e mbyll atë dhe thotë ‘ikim’. Donnarumma do të rinovojë me Milan, por kontratat nuk kanë më asnjë rëndësi”, ka përfunduar Tacconi.

Artikulli paraprakVillarreal humbi dhe rrezikon Evropën
Artikulli tjetërTifozët e Arsenalit e nisin ditën me lajm katastrofal….