Bëri sherr me trajnerin Antonio Conte duke ngelur jashtë skuadrës londineze për ndeshjen e radhës në Premier League.

Në këtë mënyrë braziliano-spanjolli mund të ketë ndërmarrë kësisoji rrugën drejt Kinës, për të përfituar milionat e aziatikëve, ndërsa Chelsea ka gati pistën e zëvendësuesit të tij.

Trajneri Conte e njeh mirë dhe ai është Alvaro Morata, që luajti e spikati me bardhezinjtë e Torinos, ndërsa verën e kaluar u rikthye në “Bernabeu”.

Mirëpo, nën urdhërat e Zidane, duke pasur konkurrencë shumë të madhe, Morata nuk ka gjetur hapësirat e duhura, kështu që ribashkimi me Antonio Conte është mjaft joshës për sulmuesin spanjoll.

Diego Costa, sipas mediave në ishull, mund të transferohet në Kinë, te skuadra e Tianjin Quanjian, e cila ka ofruar 80 milionë stërlina për 28-vjeçarin. Nëse Morata nuk lëshohet nga Real Madridi, atëherë opsioni tjetër i Contes mbetet sulmuesi i Everton, Romelu Lukaku.

Artikulli paraprakSuperlajm për tifozët e Real Madrid, ja cili yll rikthehet nga lëndimi në kohë rekorde
Artikulli tjetërTottenham “poker” ndaj WBA-së, hat-trick i Kane