Raportet e fundit të mediave italiane bëjnë të ditur se 18-herë kampioni italian Milan është duke menduar gjetjen e një trajneri tjerër pasi zyrtarët e klubit nuk janë të kënaqur me rezultatet e skuadrës në këtë edicion.

Montella erdhi në krye të Milanit dhe pati një fillim premtues të edicionit, duke qëndruar për disa javë lartë në renditjen tabelare, mirëpo viti 2017 dukët që do të jetë vit ters për teknikun rossoner.

Burime të ndryshme të mediave italiane brenda klubit të Milanit kanë nxjerrur informacione të dorës së parë, të cilat bëjnë me dije se me gjasa të mëdha Montella do të shkarkohet në fund të këtij edicioni dhe përpos ndryshimeve në skuadër, zyrtarët e Milanit janë duke hartuar një plan dhe ofertë për Roberto Mancini, i cili me shumë gjasa reale në verë mund të zyrtarizohet si trajner i ri te Milan.

Artikulli paraprakFOTO/ Digjen dy makinat e presidentit të klubit të njohur italian
Artikulli tjetërZbulohet arsyeja e formës së dobët të Paul Pogbas